E Shtunë, 31 Tetor 2026

Biletat për koncertet e “Rolling Stones”, të paprekshme

Edhe pse shumë besojnë që hitet e "Rolling Stones", janë të vjetërsuara dhe pyesin veten pse ata nuk janë tërhequr më herët nga skena, ka nga ata që mezi po presin që të dëgjojnë bendin e famshëm. Për këtë kënaqësi adhuruesit do të duhet të vënë mënjanë 1.600 dollarë, aq sa kushton një biletë për koncertin e turneut të tyre lamtumirës.

Pas një pushimi pesëvjeçar, "The Rolling Stones" njoftuan se do të zhvillojnë një turne në Britani të Madhe dhe Amerikë, të cilin adhuruesit e kanë karakterizuar si lamtumirës, edhe pse anëtarët e bendit vetë nuk e kanë konfirmuar.

Muajin e ardhshëm, Mick Jagger dhe djemtë e bendit do të mbajnë dy koncerte në arenën "O2" të Londrës dhe dy në New Jersey.

Siç mendojnë gazetarët britanikë, legjendarët "Stones" nuk kanë asgjë të re për të ofruar, kështu që shumën të cilën po e kërkojnë prej 1600 dollarësh për një biletë, duket si shumë të tepruar.

Anëtarët e bendit nuk do të fitojnë vetëm nga biletat, por edhe nga çdo gjë tjetër që ka të bëjë me "Stones". Publikimi luksoz i hiteve më të mëdha do të kushtojë 160 dollarë, ndërsa litografia e bendit, që e ka krijuar legjendari, Jeff Kuns, do kushtojë më shumë se 4.800 dollarë.

Grupi që nga viti 1989 ka arkëtuar një shumë marramendëse prej 2.9 miliardë dollarësh, kështu që shumëkush pyetet, se çfarë i motivon ata të vazhdojnë të mbajnë koncerte.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›