Bayern pas Muniainit

Nga Gjermania vijnë konfirmime për interesimin e Bayern Munichut për transferimin e mesfushorit të talentuar të Athletic Bilbaos, Iker Muniain.
19 vjeçari konsiderohet si një prej aktualisht futbollistëve më premtues të La Ligës dhe edhe në të kaluarën ishte spekuluar me transferim te ndonjëri prej gjigantëve evropian. Muniain, vlerësohet nga Bilbao në 18 milionë euro dhe ka kontratë me klubin bask deri më 30 korrik 2015.
Bayern është duke ndërtuar një skuadër me futbollistë të rinj dhe Muniain i pëlqen trajnerit Jupp Heynckes.