E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bilisht/ Aksident i rende nej kalimtar ne kome

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin e Bilishtit. Një makinë ka përplasur një kalimtar në aksin rrugore Bilisht-Kapshticë, personi i dëmtuar është Agim Kampo, 45-vjeç.

Ai ka pësuar dëmtime serioze. Raportohet se 45-vjeçari ka kaluar në gjendje kome dhe është dërguar menjëherë në spitalin e Korçës.

Ende nuk duhen shkaqet e aksidenti, ndërkohë që mësohet se Kampo ka qenë duke kaluar nga njëri skaj i rrugës në tjetrin, kur është goditur nga një makinë me targa greke.

Policia po heton për zbardhjen e ngjarjes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›