Nata e Kadrit ne Shkoder Myftinia shtron Iftarin
Është shtruar edhe këtë vit duke vijuar traditën e bukur, sofra e iftarit të Natës së Kadrit organizuar nga Myftinia Shkodër. Në një atmosferë festive drejtuesit më të lartë të Myftinisë Shkodër, drejtuesit e pushtetit lokal e vendor, intelektualë, biznesmen, studiues, teologë, shkrimtarë dhe politikanë të sferave të ndryshme në Shkodër dhe përtej saj iu bashkuan kesaj darke.
E ftuar e vecante në këtë iftar ka qenë Kryetarja e Parlamentit të Shqipërisë, Jozefina Topalli, zv/Ministrja e Arsimit, Nora Malaj, Kryetari i Komitetit të Kulteve, Rasim Hasanaj,deputetë të Shkodrës . Në fjalen e hapjes së iftarit, Myftiu imam Muhamed Sytari ka përshëndetur të pranishmit, duke i uruar për agjërimin e kësaj dite të begatë dhe duke u lutur për mbarësinë dhe mirëqenien të gjithëve.
Në përshëndetjen e iftarit të Natës së Kadrit, kryepralamentarja Topalli, ka uruar besimtarët muslimanë për sakrificën e agjërimit dhe ka vlerësuar se këto momente janë inspiruese për optimizëm dhe besim për një të ardhme më të mirë dhe plot shpresa për shqiptarët.
Nata e Kadrit për besimtarët mysliman është nata më e rëndësishme e vitit pasi sipas shkrimeve të shnjëta Zoti dërgoi Kuranin në këtë natë të cilën Zoti e ka përshkruar si të bekuar.