E Diel, 1 Nëntor 2026

Olli Kete vit situata e zjarreve me e rende se nje vit me pare

Situata e zjarreve këtë vit është më e rëndë se një vit më parë. Në këtë konkluzion ka arritur edhe Shtabi i Emergjencave Civile që ka monitoruar nga terreni të gjitha vatrat që janë shënuar këtë vit. Sipas Drejtorit të Përgjithshem të Emergjencave Clivile Alfred Olli deri tani janë shënuar 185 vatra zjarri dhe janë djegur 250 hektarë pyje.

Bashkërendimi dhe koordinimi në terren i Shërbimit të Zjarrfikësve, Forcave të Armatosura, Policisë së Shtetit dhe të gjitha instancave shtetërore ka bërë që deri tani të mos ketë patur asnjë humbje në jetë njerëzish. Sipas Ollit, në shuarjen e vatrave të zjarrit dhe mbajtjen nën kontroll të tyre një ndihmesë të madhe kanë dhënë edhe Shërbimet Civile homologe të vendit tonë.

Sipas të dhënave vitin e shkuar periudha problematike ishte 15 korrik deri me 15 gusht, ndërsa këtë vit ka qenë pas 20 gushtit ku janë shënuar vatra zjarri në Pishën e Porros në Vlorë, Masivin e Moravës në Korcë, Masivin e Lurës në Dibër, në Zapod të Kukësit, në Tarabosh të Shkodrës si dhe në Mirditë e Pukë. 70-80% të zjarreve të shkaktuara këtë vit janë shkaktuar nga dora njerëzore cka ka bërë që bilanci i zjarreve krahasuar me një vit më parë të jetë më e përkeqësuar. Për abc news , z. Olli tha se masat që do të merren ndaj personave që shkaktojnë zjarre do të jenë shumë të ashpra.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›