E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bill Clinton po saboton Obamën?

Ish-presidenti amerikan, Bill Clinton, po saboton strategjinë politike të Barack Obamës, e si arsye potenciale për këtë vlerësohet kandidatura e mundshme për presidente e bashkëshortes së tij, Hillary Clinton.

Supozohet që Bill Clinton po synon t’i ndihmojë bashkëshortes së tij që të bëhet kandidate presidenciale e demokratëve në zgjedhjet në vitin 2016, shkroi gazeta prestigjioze amerikane, Politico.

Gazeta, në artikullin Bill Clintoni jashtë kontrollit në vitin 2012, vlerëson se Clintoni publikisht po shfaq qëndrime, të cilat dallojnë plotësisht nga ato të Obamës, edhe përkundër faktit se ai zyrtarisht po e mbështetë në fushatë dhe po tubon fonde për të.

Gazeta thekson se supozohet se Clinton këtë po e bën, për t’i hapur Hillaryt rrugën për kandidaturë në zgjedhjet e ardhshme, por gazeta më tutje vlerëson se kjo nuk është taktikë e mirë.

Nëse Obama humb zgjedhjet këtë vit, kandidati i ardhshëm i demokratëve do të përballej me Mitt Romneyn si president.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›