E Diel, 1 Nëntor 2026

TI: Korrupsioni minon stabilitetin ekonomik në Evropë

Organizata anti-korrupsion, Transparency Internantional, thekson se raportet ndërmjet bizneseve dhe qeverive po mundësojnë korrupsionin dhe po minojnë stabilitetin ekonomik në Evropë.

Ky vlerësim u bë në raportin më të ri të kësaj organizate, i publikuar sot, në të cilin theksohet se “hendeqet në qeverisje” kanë kontribuar në skandalet financiare dhe politike në pothuajse secilin shtet evropian gjatë vitit 2011.

Partitë politike, bizneset dhe administratat  thuhet se janë lojtarët më të dobët në luftën kundër korrupsionit në gjithë Evropën.

Nga ana tjetër, institucionet publike mbikëqyrëse, siç janë auditorët shtetërorë dhe komisionet zgjedhore, kanë punuar më së miri.

Organizata Transparency International, në këtë raport, thekson rritjen e shqetësimit në opinionin e përgjithshëm se korrupsioni është në rritje.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›