Mbi 20 të vdekur pas një sulmi në Kandahar

Policia afgane thotë se së paku 22 persona janë vrarë dhe 22 të tjerë janë plagosur nga një sulm vetëvrasës me bombë, në provincën jugore të Kandaharit.
Sulmi ndodhi në një treg të mbushur përplot, afër bazës ajrore të NATO-s.
Kjo hapësirë shfrytëzohet edhe si vend për parkimin e kamionëve, që e furnizojnë këtë bazë të NATO-s.
Shefi i policisë lokale, Abdul Razik, tha se të gjithë të vrarët ishin civilë.