E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Bill Gates infektohet me COVID-19: Jam vaksinuar dhe po përjetoj simptoma të lehta

Bashkëthemeluesi i Microsoft, miliarderi Bill Gates ka rezultuar pozitiv me Covid-19. Lajmi bëhet i ditur nga vetë Gates i cili përmes një postimi në Twitter shprehet se është izoluar ndërsa po përjeton simptoma të lehta.

“Kam rezultuar pozitiv në testin për COVID. Po përjetoj simptoma të lehta dhe po ndjek këshillat e ekspertëve duke u izoluar derisa të jem sërish i shëndetshëm. Jam me fat që jam vaksinuar dhe forcuar dhe kam kujdes të madh mjekësor”, shkruan Gates.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›