SHBA miraton ndihmën shtesë 40 miliardë dollarë ndaj Ukrainës

Pas propozimit të bërë nga Presidenti i SHBA, Joe Binden për ndihma shtesë ndaj Ukrainës, Dhoma e Përfaqësuesve e SHBA-së ka miratuar ndihmën 40 miliardë dollarë, raporton Skynews.
Joe Biden u shpreh disa ditë më parë e ndihmat ekzistuese ndaj Ukrainës do mjaftonin vetëm për 10 ditë prandaj do i duheshin ndihma shtesë.
Ndërkaq kujtojmë se zonja e parë e SHBA, Jill Biden zhvilloi një vizitë të papritur në Ukrainë ku u takua me zonjën e parë ukrainase. Pas përfundimit të vizitës, Biden u shpreh se do të merrte me vete në SHBA kujtimet dhe historitë e popullit ukrainas.
/rtsh.al/