Bill Gates, inteligjent, kompetitiv dhe i pamëshirshëm
Paul Allen është ortaku me të cilin Bill Gates krijoi kompaninë e njohur Microsoft.
Paul dhe Bill njiheshin që në shkollë të mesme e kishin lidhur menjëherë një raport të thellë.
Paul Allen ka shkruar së fundmi një libër autobiografik, Idea Man ku ai kujton marrëdhëniet me Bill Gates. Nga libri dalin në pah inteligjenca, vendosmëria por edhe konkurrenca dhe mungesa e mëshirës së ish shokut të Paul Allen.
Në 1983 Allen ndahet nga shoku i tij Gates, duke lënë ndërmarrjen ku ai ishte gjeniu krijues dhe njohësi i teknologjisë. Ndërkohë Microsoft ishte shndërruar në një kolos por Bill Gates kishte përvetësuar shumicën e aksioneve, duke iu imponuar shokut e duke i lënë atij pjesën më të vogël.
Allen ishte vetëm 29 vjeç dhe sapo i kishin diagnostikuar një tumor që e shtrëngonte të bënte seanca radioterapie, mungesa e forcave padyshim që reflektohej dhe në punën e tij.
Bill Gates në ato momente shfaqi qartë atë anë të karakterit të tij që kishte të bënte me interesin ekonomik. Sipas librit të Allen, Gates në ato momente mendonte vetëm për kompaninë e se si të vazhdonte me Microsoft pa praninë e shokut të sëmurë.
“Të qenit tej mase konkurrent bëri që Bill Gates të hynte në histori si Ceo (Chief Executive Officer) më i mirë në botë, por destabilizoi dhe në fund rrënoi raportin tonë”, shkruan Paul Allen në librin e tij.
(ar.si/BalkanWeb)