E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha Cilesia e jeteses ne Shqiperi eshte permiresuar

Kryeministri i Shqiperise Sali Berisha deklaroi sot se vendi i tij nuk do te njohe recesion edhe pse kriza ekonomike e tejzgjatur europiane dhe ajo globale nuk mund te mos ndikoje ne jeten e cdo vendi. Ai tha se reformat qe ndoqi Shqiperia te vleresuara nga Banka Boterore dhe nga FMN e shpetuan vendin nga kriza ekonomike. Zoti Berisha tha se borxhi publik nuk shkoi mbi 60 per qind dhe se ai do te ulet me tej.

Ne fjalimin permbylles per punen e qeverise kete vit kryeministri Berisha tha se nje seri investimesh ne infrastrukture dhe ne objekte te sherbimit publik e permiresuan cilesine e jeteses. Ai premtoi se cdo projekt-ligj do te diskutohet me shoqerine civile para se te miratohet duke iu referuar kundershtimeve te shumta qe hasi ligji per menaxhimin e integruar te mbetjeve urbane. Zoti Berisha tha se ky ligj synon qe te mbroje vendin nga importi i mbetjeve te rrezikshme. Shqiperia do te ece ne rrugen e zhvillimit jeshil sepse i ka te gjitha kushtet dhe rezervat e medha te energjise se rinovueshme dhe po behet gjithcka per shfrytezimin racional te tyre - tha ai. Zoti Berisha tha se edhe bujqesia dyfishoi eksportet shqiptare dhe pergjysmoi importet ushqimore nderkombetare.

Zoti Berisha po ashtu komentoi edhe per rrugen e zgjedhjes se presidentit te ri duke cituar thjesht Kushtetuten do koment jashte kuadrit kushtetues eshte absolutisht jo-produktiv. Zgjedhja e Presidentit eshte e percaktuar ne Kushtetute qendrim i tij eshte i percaktuar ne Kushtetute. do person te qendroje ne perputhje te detyrave kushtetuese.

Kryeministri Berisha ftoi opoziten qe te ndertojne nje bashkepunim konstruktiv ne reformen zgjedhore dhe ne reformat e tjera. Ai kujtoi se i kishte ofruar opozites mundesine qe te hartonte vete Kodin Zgjedhor mundesi qe ajo nuk e shfrytezoi dhe tani eshte ngritur nje komision i perbashket qe do te ndjeke rekomandimet e OSBE-se.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›