Bill Gejts: "Kapitalizmi do të bëhet më kreativ"
Ka vetëm disa rrudha më shumë. Për të tjerat, është po i njëjti Bill Gejts, që mban veshur një kostum gri me kuadrate dhe këpucë lëkure, ndërsa në sy ka të njëjtin kuriozitet si kur ishte fëmijë. Por, që nga kohët e vjetra të "Microsoft", ka ndryshuar shumë. Një vit më parë, pak para se të linte të gjitha detyrimet operative të grupit, për t‘iu dedikuar me kohë të plotë organizatës filantropike që mban emrin e tij dhe të gruas Melinda, befasoi platenë e bankierëve dhe sipërmarrësve në Forumin Ekonomik Botëror të Davosit. Ai foli për nevojën e një reforme të thellë të kapitalizmit të globalizuar, në mënyrë që të mirat që përfiton dy e treta e popullsisë botërore të merren edhe nga një e treta e saj, pra nga ata 2 miliardë persona të përjashtuar deri më tani, që ai e ka cilësuar si "kapitalizmi kreativ". Në fillim të vitit 2009, në kohën e krizës ekonomike globale, e konfirmoi këtë mesazh në një letër të hapur publike nga fondacioni "Gejts".
Zoti Gejts, besoni se diçka ka ndryshuar që kur prezantuat "mesazhin tuaj politik"?
Absolutisht po. Shumë kompani të mëdha ndërkombëtare po punojnë sot me fondacionin "Gejts" mbi projekte të veçanta në vende më pak të zhvilluara, për të prodhuar produkte e fituar para. Po flas për kompani ushqimore si "Nestlé" apo "Unilever", që po zhvillojnë produkte të reja të bazuara në lëndët e para vendase dhe metodat e reja për t‘i shpërndarë. Po flas edhe për ndërmarrje të telekomunikacionit telefonik, kimik, farmaceutik, bio-teknologjisë, kontributi i të cilave është i rëndësishëm për popullsinë e zonave ku janë të përhapura sëmundje të tilla si AIDS, malaria, poliomieliti dhe dizenteria.
Po qeveritë? Ku kanë përfunduar premtimet e liderëve të G8 dhe G20?
Në disa aspekte, programet ekonomike të ndihmës për zhvillim po na çojnë drejt rezultateve pozitive, si në rastin e luftës kundër sëmundjeve apo në rritjen e prodhimit agrikulturor. Ka qeveri si ajo e Gjermanisë dhe e Britanisë së Madhe që kanë rritur në mënyrë të dukshme angazhimin drejt një bote më të varfër. Pastaj ka edhe kombe me një traditë të gjatë bujarie, nga Norvegjia te Suedia, nga Holanda te Danimarka. Fatkeqësisht ka edhe vende indiferente. Për shembull sjellja e Italisë është zhgënjyese.
I referoheni ligjit të buxhetit që miratoi një zvogëlim të ndihmave për vendet në zhvillim vetëm për 0.1 për qind të produktit të brendshëm bruto?
Bëhet fjalë për një ulje të gjysmës së nivelit që ishte më parë, e cila gjithashtu ishte shumë e ulët. Shpresoj që diçka të ndryshojë.
Këto ditë keni takuar ministrin Xhulio Tremonti. A biseduat me të për këtë temë?
Jam i vetëdijshëm për vështirësitë e bilancit të shkaktuar nga kriza botërore. Di që ministri Tremonti është shumë i ndjeshëm për problemet e zonave më pak të zhvilluara. Tashmë e ka treguar impenjimin e tij, për shembull, në projektet për vaksinat kundër malaries. I thashë se nuk është e drejtë që të shkurtohen fondet. Shpresoj ta rishikojë propozimin tim.
Disa javë më parë, ju deklaruat se efektet e krizës aktuale do të ndihen edhe për shumë vite. Pasi kjo gjendje të kalojë, mendoni se gjithçka do të kthehet si më parë? I njëjti model i kapitalizmit, i njëjti nivel konsumi, të njëjtët dizekuilibra ekonomikë dhe financiarë?
Kjo periudhë vështirësie, në të vërtetë, mund të përfaqësojë një rast për t‘u menduar sërish, për njerëzit dhe stilin e tyre të jetesës dhe për qeveritë që duhet të orientohen drejt politikave më efikase dhe të qëndrueshme.
A do të luajnë teknologjitë e reja gjithmonë një rol të rëndësishëm?
E kanë pasur gjithnjë. Për shembull, mjafton të mendosh se çfarë mund të përfaqësojë interneti për edukimin shkollor, ose çfarë mund t‘i lejojmë vetes kur pas dhjetë vjetësh do të jenë robotët që do të bëjnë punët tona në shtëpi.
Në Amerikë, por edhe në Evropë, diskutohet mbi rolet dhe kompensimet e menaxherëve që, në disa raste, i kanë çuar ndërmarrjet e tyre drejt shkatërrimit...
Pa dyshim, është nevoja e ndryshimit të administrimit të kompanive. Kjo vlen sidomos për SHBA-në dhe më pak për Evropën. Përfitimet duhet të lidhen më shumë me rezultatet afatgjata, jo me performancat e shkurtra.
Vetëm pak muaj më parë, askush nuk e kishte menduar se "Fiati" do të vepronte me firma të tilla si "Chrysler" në Amerikë apo me "Opel"-in.
Mendoni se kjo krizë do të ndryshojë gjithë hartën e industrisë botërore?
Sigurisht që nuk jam analist i këtij sektori, por dinamizmi i treguar nga "Fiati" në shkallë botërore më ka bërë vërtet përshtypje. Por elementë të tjerë do të sjellin edhe më shumë ndryshime të mëdha, edhe pse u duhet kohë. Mendoj për motorët me konsum të ulët energjetik, teknologjinë e makinave me imapkt zero për ambientin.
Miku juaj, Warren Buffett, ka thënë se filantropia është "një lojë shumë më e vështirë se sa të mos fitosh para me një kompani".
Warren është një gjeni dhe asnjëherë nuk jam kundër mendimeve të tij. Ndryshimi është se, kur drejton një kompani, e kupton menjëherë se çfarë po bën të drejtë apo të gabuar nga përgjigjja e konsumatorëve. Puna në një fondacion jep rezultate në një kohë më të gjatë. Është e vështirë që para kësaj të kuptosh nëse je në drejtimin duhur.
Luftë ndaj varfërisë dhe sëmundjeve të vendeve më pak të zhvilluara, përmirësim i edukimit shkollor bazë në Amerikë. Këtë vit, "Gates Faundation" do të investojë 3.6 milionë dollarë me projekte gjithmonë e më shumë ambicioze?
Punojmë në një sërë vendesh me sëmundje shumë të përhapura në popullsi dhe të tjerë që lidhen me fushën edukative. Disa programe kanë funksionuar mirë, të tjerë më pak. E rëndësishme është që të kuptosh për të mos bërë shpenzime të kota.
Zoti Gejts, ju i keni vendosur vetes si qëllim për të çrrënjosur sëmundjen e poliomielitit në botë, për të ulur numrin e të vdekurve nga malaria brenda vitit 2015, si dhe numrin e fëmijëve që vdesin nga sëmundjet më të përhapura në vendet e varfra brenda vitit 2020, duke e çuar numrin në jo më pak se 5 milionë në vit. A mund të arrihen këto qëllime?
Për sa i përket poliomielitit, jemi në rrugë të mbarë, për t‘a eliminuar. Sigurisht që ka vende si India, Nigeria, Pakistani Afganistani ku sfida është tmerrësisht e vështirë. Por, me bashkëpunimin e qeverive me fondacionin, jam optimist.