Noemi, vajza që joshi Berluskonin
Noemi Letizia ka thënë se "virgjëria është një vlerë shumë e rëndësishme" dhe se "ende nuk e ka hedhur hapin e madh". Ajo shpreson që "herën e parë" ta shijojë me Domenikon, të fejuarin aktual, për të cilin thotë se "i ka dhënë puthjen e parë të vërtetë" të jetës së saj.
Në një intervistë të dhënë për një revistë italiane, ajo ka treguar hobet e saj, një prej të cilëve është edhe të bërit pazar, preferencat për veshjet dhe zgjedhjet për sa i përket dashurisë dhe seksit. Ndërsa i fejuari Domeniko Kocolino është shprehur për një tjetër revistë se mbrëmjen e ditëlindjes, ndërsa komunikonte me Kryeministrin Berluskoni, Noemi po qante dhe ai e ngushëllonte duke i thënë se në familje, të gjithë e dinin të vërtetën.
Në intervistën e dhënë, Noemi nuk flet për raportet me Kryeministrin, por për gjëra të tjera. Ajo shpjegon se përse në festën e ditëlindjes veshi fillimisht një fustan ngjyrë shampanjë dhe më pas një të zi, të ngjitur pas trupit: "Sepse ashtu doja. Pak para se të fillonte festa, isha në kinema duke parë ‘I love shopping‘. Ishte një film i jashtëzakonshëm. Shpesh e imagjinoja veten në rolin e protagonistes. Për ditëlindjen time kisha blerë dy fustane dhe i vesha të dy, njërin për në darkë dhe tjetrin për të kërcyer. Fundja, ç‘të keqe ka?". Më pas tregon se si i shpenzon paratë: "Bëj shumë pazar, dal për darka, shkoj në parukeri dhe kujdesen shumë për trupin dhe veçanërisht për thonjtë". Kur gazetari e pyet se a do të pranonte të bënte një kalendar, përgjigjja e saj është: "Sigurisht që po".
Noemi flet për librin me fotografi që ka bërë kur ishte e vogël: "Kushdo që regjistrohet në një agjenci mode duhet të bëjë një libër me fotografi. Është një lloj kurrikulumi me foto", shpjegon ajo. Më pas shton: "Për mua kanë thënë gjëra nga më të çuditshmet, për shembull që kam pozuar gjysmë e zhveshur kur isha 15 vjeçe, ndërkohë që nuk ka shumë kohë që vendosa të bëja një album me fotografi".
Për sa i përket çështjeve politike, përpiqet të bëjë dredhi. Do të votojë për të parën herë në qershor, por nuk dëshiron të tregojë se për kë. "Vota është e fshehtë", thotë ajo.
Planet në vazhdim: do që të jetë protagoniste në një film, ku do të interpretojë vajzën e një familjeje të shkatërruar nga tërmeti që ra në Abruzo, dëshiron të marrë pjesë te "Grande Fratello" dhe se këtë vit ishte tifoze e Ferdit (fituesi i këtij edicioni), dëshironte të lexonte "Gomorra"-n, por pasi ndoqi filmin, iu shua kureshtja. "Filmi tregonte vetëm një anë të medaljes së Napolit. Në atë film, imazhi ynë është shkatërruar".
Nëse nuk do të arrijë të ecë përpara në botën e modës, atëherë do të shfrytëzojë diplomën (grafikë reklamash) që nuk e ka marrë ende. "Politika më tundon dhe më magjeps në të njëjtën kohë, por kjo nuk do të thotë se pas 30 vjetësh do të jem një politikane".
Dhurata e Kryeministrit
Dhurata e Kryeministrit për 18-vjeçaren ishte një varëse prej floriri me diamante të bardhë dhe rozë. I përket koleksionit të markës së njohur "Sophia Loren". Varësja është e shoqëruar me një unazë dhe një palë vathë. Sapo e sheh, të bien në sy rrathët dhe gurët e çmuar. Varësja që Noemi mban në qafë përbëhet nga tre rrathë të artë, si disa gurë, edhe këto të vendosur sipër rrathëve. Një "ujëvarë" me gurë që krijojnë formën e një gjetheje. Çmimi i kësaj varëseje është rreth gjashtë mijë euro.
Elio Letizia, babai i vajzës, thotë, ndër të tjera, se ishte ai që kishte insistuar që Kryeministri të merrte pjesë në ditëlindjen e Noemit. "Duke e njohur mirë natyrën e tij dhe duke e ditur që nuk i pëlqen të qëndrojë në mes të njerëzve të thjeshtë, mendova se nuk do të vinte. Më pas, të gjitha gjestet që bëri atë ditë ishin absurde. Shpresoj që mes tyre të kthehet sërish paqja". Letizia thotë se miqësia e ngushtë me Kryeministrin i detyrohet një ngjarjeje që e mban të fshehtë në zemër. "Nëse do ta thosha, do të zbuloja një sekret dhe do të tradhtoja besimin e Kryeministrit". Më pas shton: "Vajza ime i thërret të gjithë ‘papi‘, jo vetëm Kryeministrit".
I fejuari i Noemi Letizia: "Unë dhe ajo, gati për të qenë çift në një spektakël"
Mos vallë bukuroshja Noemi, protagonistja e "çështjes politike" e ka shtyrë Veronika Larion t‘i kërkojë divorcin të shoqit? Sipas fjalëve të Domenikos, Noemi ka qenë një prej shkaqeve që bashkëshortja e Kryeministrit ka marrë atë vendim.
Së shpejti, çifti i momentit, Noemi Letizia dhe i fejuari i saj, Domeniko Kocolino, do të jenë protagonistë të një "reality show".
Domeniko, 21 vjeç, i fejuari i Noemit, shprehet se do të jetë një spektakël, sepse ai dhe Noemi janë si Olio dhe Stelio, ose qeni me macen. "Miqtë pëlqejnë të dalin me ne sepse ne i shkrijmë së qeshuri me gjestet dhe batutat tona".
Ai flet edhe për trishtimin e Noemit për çështjen "Berluskoni": "Ajo ka qarë çdo natë. Unë i kam qëndruar pranë dhe jam përpjekur t‘i shpjegoj se ato që shkruhen nëpër gazeta janë budallallëqe. Ne e dimë të vërtetën. Kemi dy vjet që njihemi me njëri-tjetrin, por lidhja jonë është zyrtarizuar prej një muaji. Edhe pse nuk kemi shumë kohë bashkë, ajo më ka bërë të kuptoj se më do, madje më ka folur edhe për martesë. Pavarësisht moshës, Noemi është shumë e pjekur", ka përfunduar Kocolino.