E Shtunë, 31 Tetor 2026

Irani risheh çështjen: Të lirohet gazetarja amerikane

Roksana Sabeti,
gazetarja amerikane
e dënuar në Iran me akuza
për spiunazh, do të
lihet e lirë pas vendimit
të Gjykatës së Apelit,
që ia lehtësoi dënimin.
Gjykata reduktoi dënimin
nga 8 vjet në 2, çka
do të thotë se shumë
shpejt ajo do të rikthehet
në liri. Gazetarja televizive
iraniano-amerikane
kishte 6 vjet që
jetonte në Iran, para se
të akuzohej për "bashkëpunim
me një shtet
armik", që e çoi edhe
në pranga në muajin
janar të këtij viti. Vendimi
i shkallës së parë
ishte shumë i rëndë, 8
vjet, dhe ai ngjalli një
reagim shumë të ashpër
ndërkombëtar, duke u
shndërruar në një tjetër
çështje konfl iktuale mes
Iranit e Perëndimit. Më
në fund, me ndërhyrje të
vetë Presidentit, çështja
iu dërgua Gjykatës së
Apelit, e cila vendosi uljen
e dënimit dhe lirimin e
gazetares brenda një
kohe shumë të shkurtër.
Vetë gazetarja, e cila
kishte kohë që e ushtronte
detyrën në Iran,
tha se nuk kishte bërë
asgjë që binte ndesh me
ligjin vendas dhe në dëm
të Iranit. Përkundrazi, ajo
kishte bërë me shumë
korrektësi detyrën dhe
akuzat e ngritura ndaj saj
ishin të padrejta.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›