E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bill Klinton: Obama meriton një mandat të dytë

05-06-2012 / Gazeta 55

Ish presidenti amerikan Bill Klinton tha se hyrja e kandidatit të partisë republikane, Mit Romni në Shtëpinë e Bardhë do të ishte “fatale” për SHBA-të dhe botën, njofton Associated Press.
Sipas tij, Presidenti i SHBA-së Barak Obama meriton një mandat të dytë për mënyrën se si e ka udhëhequr politikën ekonomike në “një situatë të mjerë” dhe se alternativa tjetër do të ishte “fatale për vendin dhe botën”.
Klinton dhe Obama janë përqendruar të hënën ne mesazhet ekonomike, ndërsa sondazhet tregojnë se ekonomia do të jetë përcaktuese në zgjedhjen e fituesit në zgjedhjet e nëntorit në SHBA.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›