Rasmussen vlerëson operacionet e KFOR-it në Mitrovicë: Vepruan në vetëmbrojtje

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fog Rasmusen ka shprehur kavdata në Bruksel për ushtarët e KFOR-it dhe mënyrën se si e kanë zhvilluar operacionin e heqjes së barrikadave në javën e kaluar në veri të Kosovës.
Duke folur për konfrontimin e ushtarëve të KFOR-it me radikalët serbë Rasmusen ka thënë se “trupat tona kanë vepruar në vetëmbrojtje”.
Ai ka siguruar se KFOR-i do të zbatojë mandatin për të ofruar liri të lëvizjes për të gjithë.
Nderkohe kryetari i parlamentit të Kosovës Jakup Krasniqi ka thënë NATO-ja duhet të largojë të gjithë barrikadat në atë pjesë për qarkullim të lirë lëvizjes. Kreyparlamentari Krasniqi, tha Qeveria e Kosovës ka marrë iniciativë për formimin e një zyre ekzekutive në përpjekje që hap pas hapi të realizohet zbatimi i dokumentit gjithëpërfshirës të presidentit, Ahtisarit, të cilën e vlerësoi si iniciativë të mirë.
Por, ai ka thënë se edhe iniciativa e KFOR-it për të hequr barrikadat duhet të vazhdojë me largimin e të gjitha barrikadave, për të siguruar një lëvizje të lirë të njerëzve.
Ai gjithashtu ka thënë se komunitetit ndërkombëtar, në mënyrë të veçantë Brukseli, duhet të ketë një komunikim më të ashpër që të detyrojë Beogradin të shpërbëjë strukturat paralele.
Krasniqi ka sugjeruar edhe politikën kosovare që të ketë kujdes me politikën serbe, pasi, siç ka thënë ai, kjo politikë e Serbisë gjithnjë ka prodhuar dhunë.
Të premten, dy ushtarë të KFOR-it dhe të paktën tre serbë lokalë janë plagosur gjatë aksionit të Forcës Paqeruajtëse për heqjen e barrikadave në Rudarë afër Zveçanit.