Bill Klinton dhe gazetaret mbërrijnë në SHBA
Presidenti Obama tha se ishte shumë i lehtësuar dhe falënderoi zotin Klinton për përpjekjet e tij të jashtëzakonshme.
Në një deklaratë, zoti Klinton tha se ishte i lumtur që vuajtja e dy gazetareve kishte mbaruar dhe se e kishte ndërmarrë këtë mision humanitar me kërkesë të familjeve të dy gazetareve, Shtëpisë së Bardhë dhe ish zv/presidentit të tij Al Gore.
Dy gazetaret ishin dënuar me 12 vjet punë të rëndë pasi u gjetën fajtore se kishin hyrë në Korenë e Veriut ilegalisht.
Por udhëheqësi i vendit, Kim Jong-il, i fali ato pas takimit me zotin Klinton.
Burime të larta amerikane tani thonë se Koreja e Veriut kishte lënë të kuptohej edhe më herët se do të lironte gazetaret, nëse zoti Klinton bënte vizitë private në vend.
Mision i suksesshëm
Zoti Klinton mbërriti në Korenë e Veriut të martën për një samit të papritur me udhëheqësin e vendit, Kim Jong-il.
Misioni i tij për të liruar dy gazetaret provoi të ishte i suksesshëm pasi media shtetërore konfirmoi se ato kishin përfituar nga një falje speciale.
Dy gazetaret vuajtën më shumë se 20 javë në burg në Korenë e Veriut pasi kishin hyrë në territorin koreanoverior nga Kina fqinje.
/BBC/start/