NATO, sekretari Rasmusen viziton Afganistanin
Gjatë vizitës së tij të parë në Kabul si Sekretar i NATO-s, Rasmusen i tha presidentit afgan Hamid Karzai se objektivi i aleancës atje ishte që gradualisht t'ia dorëzonte afganëve kontrollin e çështjeve të sigurisë.
Zoti Rasmusen tha se zgjedhjet presidenciale që janë planifikuar që të zhvillohen më vonë këtë muaj duhet të jenë sa më përfshirëse.
Talibanët kanë urdhëruar përkrahësit e tyre që të bojkotojnë zgjedhjet që mbahen më vonë këtë muaj dhe qeveria e Afganistanit si dhe faktorët ndërkombëtarë të përfshirë në këtë proces po përpiqen që të përgatisin terrenin sa më mirë për mbarëvajtjen e tyre.
Operacioni ushtarak i forcave britanike në Helmand është një nga shtatë misionet aktuale ushtarake atje të përfshira në përpjekjet për të mundur apo dëbuar Talebanët.
Ambasadori britanik, Mark Sedwill tha se strategjia është që të sigurohen rajonet ku është përqendruar numri më i madh i banorëve.
Në Helmand zoti Sedwilll tha se tani rreth 70 për qind e popullatës lokale mund të votoje pa u shqetësuar për sigurinë.
Por zoti Sedwill e pranoi se zgjedhjet do të jenë më të vështira në disa pjesë të vendit.
/BBC/start/