Bill Klinton i ben thirrje Senatit te miratoje traktatin e ri START

Ish presidenti i Shteteve te Bashkuara Bill Klinton u eshte bashkuar atyre qe kane bere thirrje Senatit amerikan te ratifikoje traktatin e ri START per pakesimin e arsenaleve berthamore te Shteteve te Bashkuara dhe Rusise. Korrespondenti i Zerit te Amerikes Kent Klain na informon se edhe dy senatore te tjere republikane thane se do te votojne ne favor te ratifikimit te traktatit.
Pas takimit me Presidentin Obama ne Shtepine e Bardhe zoti Klinton u tha gazetareve se beson se traktati i ri START eshte shume i rendesishem pre te ardhmen e sigurimit kombetar te Shteteve te Bashkuara.
Bashkepunimi qe ne do te kemi me Rusine dhe mesazhi qe do ti dergohet botes per mosperhapjen e armeve nderkohe qe ka veprimtari te shumta qe e ndihmojme perhapjen e armeve berthamore eshte me shume rendesi.
Zoti Klinton tha se traktati i ri START u jep udheheqesve te sotem nje mundesi per pakesimin e armeve mundesi qe ai dhe homologu i tij rus nuk e kishin ne vitet 90-te.
Boris Jeltsini dhe une rame dakord ne parim pikerisht per nje shkurtim te tille por ishte e pamundur per te qe ta miratonte ne Dumen ruse ne ate kohe gjate mandatit te tij te dyte. Prandaj ne nuk shkuam me tej sepse nuk do te ratifikohej. Nuk jam i sigurt nese Senati amerikan do ta kishte ratifikuar atehere por mendoj se do ta ratifikoje tani me mjaft inkurajim.
Shtepia e Bardhe ka shprehur perseri besimin se traktati do te ratifikohet kete vit.
Senatoret republikane Olimpia Snou dhe Suzan Kollins kane njoftuar se do ta mbeshtesin traktatin per shkurtimin e arsenaleve berthamore te Shteteve te Bashkuara dhe Rusise. Ne nje deklarate me shkrim Senatorja Snou tha se ka besim se traktati i ri START do ti beje me te besueshme marredheniet e Shteteve te Bashkuara me Rusine.
Negociatori kryesor republikan ne Senat Jon Kyl ka thene se nuk ka mbetur mjaft kohe ne legjislaturen e ketij viti per ta ratifikuar traktatin. Por Senatori republikan nga Arizona Xhon Mekein tha dje se shpreson qe senati do te jete ne gjendje ta marre ne shqyrtim traktatin ne javen e ardheshme. Senatori i beri komentet e tij dje ne Shkollen e Studimeve te Avancuara Nderkombetare te Universitetit Xhons Hopkins.
Kolegu im Senatori Jon Kyl po ben nje pune te madhe me administraten per te zgjidhur ceshtjet qe kane te bejne me modernizimin berthamor. Une i kam perqendruar perpjekjet e mia per ceshtjet kryesore qe kane te bejne me mbrojtjen nga raketat. Mendoj se jeme shume prane nje marreveshjeje.
Megjithate Senatori Mekein sfidoi llogjken e perpjekjeve te Presidentit Obama per nje fillim te ri ne marredheniet me Rusine dhe u beri thirrje udheheqesve per ti pare ne nje spekter me te gjere marredheniet mes dy vendeve.
Ne Shtepine e Bardhe zedhenesi i presidentit Robert Gibs u tha gazetareve dje se Kongresi nuk do ti jape fund sesionit te tanishem para se Senati te ratifikoje traktatin e ri START dhe se zoti Obama nuk do te shkoje me pushime pa u miratuar marreveshja. Presidenti ka ne plan te niset per ne Havai me 18 dhjetor. Nje dite me pare zoti Gibs parashikoi se traktati do te ratifikohet ne Senat para fundit te vitit me me shume se 67 votat e nevojshme.
Gjithca qe ne kemi propozuar dhe qe eshte mbeshtetur nga gjashte sekretaret me te fundit republikane te Shtetit ka patur edhe mbeshtetjen e popullit amerikan. Kjo eshte ajo qe duhet bere ne marredheniet tona me Rusine dhe ne marredheniet tona me gjithe boten. Ne duhet te shkurtojme arsenalet tona berthamore. Mendoj se kjo do te behet pikerisht per kete arsye.
Te gjthe republikanet ne Senat nenshkruan nje leter javen e kaluar ne te cilen thoshin se duhej zgjidhur ceshtja e taksave para se te mereshin ne shqyrtim ligje te tjera. Ne qofte se traktati nuk miratohet kete vit procesi do te nise perseri nga fillimi ne vitin 2011 me nje grup me te madh republikanesh ne Senat.