E Diel, 1 Nëntor 2026

Bill Klinton nesër në Prishtinë, Sejdiu apel qytetarëve ta mirëpresin

Prishtinë, 31 tetor NOA-Nesër do të vizitojë Prishtinën, për herë të parë pas pavarësisë së Kosovës, ish presidenti i SHBA, dhe njeriu më popullor e i dashur për kosovarët, Bill Klinton.

Zyrtarët e lartë të shtetit kanë nisur përgatitjet për mikpritjen që do ti bëjnë njeriut i Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, në një mesazh i ka bërë apel qytetarëve të dalin në shesh e të mirëpresin mikun e tyre i cili ndihmoi në lirinë e popullit të Kosovës.

Duke i pasur parasysh meritat e tij të jashtëzakonshme për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, si president i vendit, ju ftoj që këtë të diel ti bëjmë një pritje madhështore, ashtu siç na ka hije, Presidentit Klinton.

Republika e Kosovës do tu jetë përherë mirënjohëse Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Presidentit Klinton, i cili, në çastet në të rënda të historisë sonë, udhëhoqi aleancën e madhe të vendeve demokratike e liridashëse të botës për ta ndaluar makinerinë e genocidit të Millosheviçit, thuhet në mesazhin e presidentit Sejdiu.

Po ashtu, ai ka theksuar se vizita e presidentit Clinton në Kosovë, e para pas pavarësisë së vendit tonë, është një inkurajim i madh për institucionet dhe qytetarët e Republikës së Kosovës në udhën e pakthyeshme të integrimeve euroatlantike.

m.i/NOA

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›