Hallowen-i festohet në shumë vende të botës

Ditën e shtunë është festuar në shumë vende të botës festa e veçantë e Hallowenit e cila është një ngjarje e pazakontë në mënyrën se si festohet si edhe për ritualet që e dallon nga ngjarjet e tjera.
Halloweni është festuar në mënyrë kolektive në shtetin e Gjermanisë. Mbi 2500 persona kanë qenë të pranishëm në një organizim të pazakontë. Të gjithë këta njerëz kanë festuar në një nga kështjellat më të njohura në Gjermani, në atë të Pfungstadt. Pjesëmarrësit e kësaj feste kanë qenë të veshur me kostume të frikshme duke i dhënë kësaj feste mesazhin që përcjell më së miri, largimin e shpirtrave të këqinj nga bota jonë.
Një organizim tejet i veçantë është organizuar edhe në Shtëpinë e Bardhë. Çifti Obama ka vendosur që të ftojë mbi 2000 fëmijë nga çdo cep i Amerikës për të festuar Hallowenin. Fëmijët kanë festuar së bashku me familjen Obama si edhe stafin e Shtëpisë së Bardhë në kopshtin e institucionit presidencial. Kopshti i Shtëpisë së Bardhë për këtë ditë të shënuar është shndërruar në një Disney land.
Por kjo festë e pazakontë është festuar edhe në vende të ndryshme të botës me party të ndryshme, të cilat janë organizuar në vende të veçanta si në shpella, siç ka ndodhur në Argjentinë, apo në Rusi ku shumë të rinj kanë festuar Halloweenin në pyjet e ftohta dhe të pasigurta të Siberisë.