E Shtunë, 31 Tetor 2026

Samiti i BE, asnjë financim për mbrojtjen e klimës

Bruksel, 31 tetor NOA/DW - Shtetet e Bashkimit Evropian, shkojnë pa shuma financiare konkrete në konferencën botërore të klimës në dhjetor në Kopenhagë.

Pas këmbënguljes së Gjermanisë dhe të Francës, 27 krerët e shteteve dhe të qeverive të BE-së nuk përcaktuan një shumë fikse, me të cilën do të mbështeteshin masat për mbrojtjen e klimës në vendet në zhvillim.

Në Bruksel u tha vetëm se BE-ja do të marrë pjesë me një përqindje adekuate në shumat miliardëshe të nevojshme për këtë.

Në të njëjtën kohë, kancelarja gjermane Angela Merkel i uli pritjet ndaj konferencës së klimës.

Nuk besoj që në Kopenhagen do të ketë një marrëveshje të gatshme, tha kancelarja. Sipas saj, shtetet pjesëmarrëse synojnë një kuadër politik. 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›