Eva Longoria turpërohet në tapetin e kuq
Nuk kalon event e dikush nga yjet të mos ketë problem me veshjen.
Kësaj radhe, në siklet është vënë aktorja, Eva Longoria, e cila ka zbuluar më shumë se duhet.
Kjo ka ndodhur para të pranishmëve dhe medieve një natë më parë në festivalin e filmit Cannes.
Ish ylli i Desperate Housewives, kishte veshur një fustan të gjelbër dhe teksa po ecte në tapetin e kuq, aksidentalisht i rrëshqiti fustani duke treguar se ajo nuk kishte veshur të brendshme.
I tërë momenti u kap nga syri i kamerave dhe paparacëve duke e bërë aktoren që të skuqej.