E Shtunë, 31 Tetor 2026

Billboard ndan çmimet për muzikë

Këngëtarët e popit, Taylor Swift dhe Justin Bieber, kanë qenë fituesit e çmimeve që ka ndarë revista Billboard, në Las Vegas.

Swift është nderuar me çmimin e artistes së vitit dhe shtatë të tjera. Bieber, ndërkaq, ka marrë tre çmime, përfshirë atë të artistit më të mirë mashkull.

Evenimenti ka nderuar edhe Madonën për turneun MDMA, i cili ka mbledhur më shumë para se çdo seri tjetër e koncerteve më 2012.

Billboard është revista më e shquar amerikane, e cila mbulon biznesin muzikor.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›