Misteret e vrasjeve të 10 yjeve të Hip Pop-it
Tupac, legjenda e pavdekshme e repit dhe e gangsterëve
Shumica e pop-starëve të vdekur herët mund të themi se tanimë flenë të qetë me të vdekurit e tjerë. Përvjetorët shërbejnë për të kujtuar këngët e tyre që rinovohen e përpunohen dhe rishiten sërish për kënaqësinë e atyre që janë në këtë botë. Në varret e tyre shpesh shihen dhurata të çuditshme e piktura prej grafiti. Yjet e saj janë personazhë nga më të ndryshëm, por ajo që e ka tronditur këtë zhanër janë vrasjet e mistershme të këngëtarëve të rrepit. Ku rasti më i famshëm është ai yllit Tupak Shakur
Legjenda Tupac
Ata që e njohën që në vogëli, e mbajnë mend atë në Majami si roje, si ndihmëskuzhinier në një pikë McDonalds-i në Ohio dhe si shërbyes fetar në një bashkësi religjioze lokale në Luiziana. Për disa fanatikë të Hip Hop-it, prodhimtaria e tij në këtë fushë muzikore është për tu përshëndetur dhe e paparë. I mallkuar për të jetuar gjithnjë në emigrim, ai akoma shet rregullisht albume, edhe pse ka dhjetë vjet që ka vdekur. Të fundit sa ishte gjallë e shiti pikërisht më 13 shtator 1996, pa mbajtur parasysh këtu një sasi të pamasë kolonash zanore për filma. Më parë, Tupac nxirrte në treg pesë CD dhe përjetonte 13 milionë kopje të shitura. Pas vdekjes, ky numër u pesëfishua.
Si ndodhi vrasja
Më 7 shtator 1996, Mike Tyson nxori nga ringu edhe një kundërshtar tjetër në Las Vegas. Prodhuesi i himnit të tij Ërote the Glory, Tupac Amaru Shakur, e la i gëzuar festën që kishte organizuar, e ra papritur viktimë e një grindjeje gangsterësh në Neë York, dhe e hipën në një makinë BMË që i përkiste grupit të Orlando Anderson, një gangster i përmasave jo të mëdha në metropolin amerikan. Makinën e drejtonte Suge Knight, menaxheri i tij mafioz dhe shef i firmës tashmë të falimentuar, Death Roë. Ndërsa i afroheshin kryqëzimit në East Flamingo/Koval Lane, përpara i del një Cadillac. Tre plumba prekën edhe Tupac dhe njëri qëlloi Knight. Të nesërmen, ishte e premte, 13 shtator, vdiq dhe figura kryesore e rrepit të zi dhe e muzikës së viteve nëntëdhjetë. Në mes të dekadës, fundi i së cilës solli më pas repera të tjerë të famshëm si: Lauryn Hill e Eminem, që rrëmbyen çmimet Grammy.
Tupac, lider i padiskutueshëm
Po e parë në qetësi, i vdekuri Tupac, gjithsesi akoma mbetet figura lider. Në Las Vegas, në Madame Tussaud, rrethuar nga shumë dëshmitarë e adhurues të Pop-kulturës së zezë: I mirënjohuri Jimi Hendrix, edhe ky i vdekur tashmë prej kohësh, si dhe i palëkunduri Stevie Ëonder. Tupac duket se ka marrë aty pozën më interesante, në një lutje të dëshpëruar. Ai mban për këtë akt një shami në kokë, zinxhirë e tatuazhe që i kombinon me pantallona të gjëra, shumë të gjëra. Një skulpturë shumë mbresëlënëse me një përzierje guximi e dhune, zgjuarsie nga ato të rrugës, kombinuar me fatalitet dhe urtësi prej njeriu të rrahur me halle.
Vrasja nuk u sqarua kurrë
Vrasja nuk u sqarua kurrë. Teoria e ushqyer nga rrethet e pop-it: artisti me emrin revolucionar inkas, ra viktimë e konfliktit Lindje -Perëndim. Qysh në vitin 1994, Tupac iu bashkëngjit një mbledhjeje të një grupi këngëtarësh në Neë York. Asokohe, edhe konkurrenti i tij Notorious B.I.G. luante një rol akoma të dorës së dytë. Ai në vitin 1996 u akuzua për vrasje e në vitin 1997 u qëllua për vdekje. Konkurrenca mes brigjeve lindore e atyre të Perëndimit vlerësohet nga dëshmitarët, gjithsesi, si një beteje e padëmshme, e krahasueshme me atë mes Rolling Stones për shembull, me Beatles. Një teori e dytë akuzon menaxherin e Tupac: Suge Knight në vitin 1994 kishte shpëtuar paq nga burgu, duke i premtuar atij (Tupac-ut) parajsën dhe shitjen e shumë albumeve, pra, kthimin në një mit të vërtetë. Edhe i dyshuari kryesor në këtë çështje, Orlando Anderson, që e rrahu Tupac pas përfundimit të ndeshjes së boksit që sqaruam në fillim të shkrimit, u qëllua më pas. Kështu që çdo gjë mbetet në kuadër të dyshimeve, por asnjë prej tyre nuk të çon në zgjidhjen e çështjes se kush e vrau Tupac dhe përse?
Miti i Tupac
Këto janë të fshehtat që do ta rrethojnë përgjithmonë me çduket mitin e Tupac, rolin e tij prej heroi, që ai më mirë se kushdo e përmbush me regjistrimet e disqet më të mira që ai la pas në ditët e fundit të jetës. Elvis çliroi shtresën e mesme të bardhë, por ai shihet tashmë si një legjendë shpesh komike që veshi dy kostume. Shtresa e zezë, e ulët amerikane, personifikohet më së miri nga askush tjetër, veçse Tupac. Nga solidariteti global, klonet e tij mbulojnë tashmë lagje të tëra problematike në botë. (Tirana Observer)
1 Tupak Shakur
Një pasardhës i lëvizjes Pantera e Zezë, i lindur në New York, Tupak Shakur (emri i lindjes Lesane Parish Crooks) zhvilloi aftësitë e tij vokale në brendësi të Amerikës, duke parë dhe mësuar nga jeta urbane që ai përjetoi fillimisht në Harlem dhe Baltimor. Me performancën e tij në 1991 të 2Pacalypse Now, Shakur tregoi se ai mund të ishte eksplicit dhe karizmatik në të njëjtën kohë. Fama e tij shpejt çoi në një grabitje fatale të një studioje regjistrimi në Manhatan, në 1994. Incidenti përfundoi në një zënkë mes tij dhe ish mikut të tij Kristofer Uallas. Ka shumë supozime se kush e qëlloi me plumb Shakurin në kraharor, kur ai u largua nga grindja në Las Vegas më 7 Shtator të 1996 (ai vdiq një javë më vonë), por edhe pas 17 vitesh, vrasja ende nuk është zgjidhur.
2 Bigi Smolls (I famshmi B.I.G)
Aftësia e Kristofer Uallas për të lënë lagjen e tij Bruklin, tërhoqi vëmendjen e Sean Kombs, që vendosi ta bënte atë pjesë të studiove të tij Bad Boy. Ishte pikërisht në këtë studio ku Uallas u rrit shumë profesionalisht, duke marrë dhe emrin Bigi Smolls, dhe ku publikoi albumin e tij Ready to Die, në 1994. Por fama e tij u shua shpejt, pas vrasjes së kolegut të tij Tupak Shakur. Të shumtë ishin ata që spekulluan se Uallas ishte i përfshirë, edhe pse ai nuk u përfshi asnjëherë formalisht në këtë çështje. Duke dashur ti jepte fund fjalëve të përhapura, Uallas shkoi në Los Angelos të promovonte albumin Life after Death. Atje ai u qëllua për vdekje, në moshën 24 vjeçare. Hetimet e ndërmarra nuk nxorrën asnjëherë ndonjë të dyshuar, dhe departamenti i policisë në L. A, u akuzua për neglizhencë.
3 Jam Master Jay
Edhe pse ishte mjaft i njohur për punën e tij me grupin Run DMC, Jason Mizell u nda nga miqtë e tij Joey Run Simmons dhe Darryl DMC McDaniels. Në vitet 80, bota mësoi për artin e manipulimit të zërave të Mizellit. Ishte ky stil unik që e lejoi atë të vazhdonte punën e tij në Hip Hop. Pasi nisi karrierën e tij, regjistrimet JMJ, në 1989, ai krijoi grupin Onyx dhe shumë të tjerë para se të ribashkohej me dy miqtë e tij Run DMC për albumin final Croën Royal. Edhe pse Mizelli ishte i respektuar në industrinë muzikore, ai ishte ende një target. Në moshën 37 vjeçare, ndërkohë që ai po regjistronte në studion e tij më 30 Tetor 2002, një sulmues qëlloi me armë duke e vrarë. Edhe pse njerëz të shumtë ishin në studio, askush nuk pranoi të kishte parë sulmuesin, dhe askush nuk është arrestuar për vrasjen.
4 M-Bone
Montae Talbert nuk kishte një karrierë të gjatë hip hopi. Në fakt, edhe pse ishte pjesë e grupit amerikan Cali Swag District, Talbert nuk bëri asnjë këngë duke ja lënë tekstet kolegëve të tij. Ai vendosi të bëhej pjesë e kërcimit, dhe vendosi të merrte disa nga lëvizjet dalluese të kërcimit të Dough Fresh, duke i ndryshuar në bazë të gjeneratës së re. Në 2009, ai mori famë botërore. Një hit i tij Teach me how to Dougie u bë aq i famshëm sa tërhoqi vëmendjen e Zonjës së Parë Michelle Obama,