"Bimët dhe shqiptarët", Lufter Xhuveli sjell botimin e ri
"Bimët dhe shqiptarët" e sjelle nga Profesor Lufter Xhuveli për herë të parë me një këndvështrim të ri për raportet mes këtyre dy elementëve jetësorë. Një histori e plotë e bimëve shqiptare të para ndryshe nga eksperienca e ish- Ministrit të Bujqësisë dhe Mjedisit, duke gërshëtuar studimet dhe zbulimet me historinë, arkeologjinë , poezinë , pikturën , legjendat dhe mitet.
Drejtor i Bankës Gjenetike të Shqipërisë, Halit Sulovari , u shpreh se ky libër pasuron më tej vendin tonë me të dhëna dhe studime për origjinën e bimëve.
Profesor Xhuveli në këtë vëllim të ndarë në tre pjesë ka pasuruar origjinën e bimëve të kultivuara, resurset gjenetike të bimëve dhe raportin e bimëve me shqiptarët. Profesor XHuveli është kontribues në 11 libra dhe mbi 30 artikuj shkencorë. Referues në Asamblenë e OKB-së, në konventa dhe kongrese ndërkombëtare, si edhe fitues i 3 cmimeve në SHBA dhe Angli.