Kosovë, MUP-i serb vendos kontejner afër Jarinjës

Pjesëtarë të MUP-it serb të udhëhequr nga një strukturë komanduese e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë kanë shtuar prezencën e tyre edhe afër pikës kufitare në Jarinjë të Leposaviçit në Kosovë.
Burime të “Kosovapressit”, kanë njoftuar se ata kanë vendosur, një kontejner në këtë vend dhe po ndjekin me vëmendje të gjitha zhvillimet tek kjo pikë kufitare.
“Vënia e kontejnerit dhe prezenca jonë këtu është një nga planet operacionale të efektivit të veprimtarisë së MUP-it serb në veri të Kosovës”, citon burimi një pjesëtar të MUP-it.