E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Bimët mjekësore/ Rama dhe Krifca në Farkë, vizitojnë biznesin e mbështetur nga qeveria

Kryeministri Edi Rama ka vizituar mjediset e një sipërmarrje në bujqësi në Farkë, e cila falë mbështetjes nga qeveria dhe AZHBR ka ngritur një pikë moderne të grumbullimit, përpunimit dhe tregtimit të bimëve aromatike mjekësore, duke përfshirë fermerë nga i gjithë vendi.

Dy të rinjtë Përmetar, vëllezër me njeri tjetrin lirin dhe Orbelin, pas një studimi një vjeçar nisën këtë iniciativë për grumbullimin e bimëve mjekësore aromatike dhe paraqitjen e tyre si një paketim tek konsumatori në tregun e brendshëm.

I shoqëruar edhe nga ministrja Frida Krifca, Rama ka vizituar ambjentet e qëndrës e cila është ndërtuar nga zero.

/rtsh.al/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›