Bin Laden "shpenzoi tërë pasurinë për xhihadin"

Osama bin Ladeni e ka shpenzuar tërë “pasurinë e tij personale në xhihad, e ka konsideruar mishin dhe energjinë elektrike si luks, dhe ka kursyer para për të ndihmuar sulmet” terroriste.
Këto bëhen të ditura nga kujtimet e publikuara në internet nga pasardhësi i tij, lideri i Al Kaidës, Ajman al-Zavahri.
“Sheiku i pasur Osama... i ka shpenzuar të gjitha paratë e tij në xhihad”, ka thënë Zavahri, i cili u vu në krye të al Kaidës, pas vrasjes së Bin Ladenit nga forcat amerikane në muajin maj të 2011-ës.
“Ai shpenzonte veçanërisht në financimin e sulmeve të 11 shtatorit në SHBA dhe në sulmet kundër ambasadave amerikane në Najrobi dhe Dar es Salam" në vitin 1998,” ka thënë Zavahri.
Pasuria e Bin Ladenit, i cili vinte nga një familje e pasur saudite, është vlerësuar mes 30 milionë dhe 300 milionë dollarësh, por disa thonë se ajo ka shkuar deri në një miliardë dollarë.