E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vazhdojnë ceremonitë e Jubileut të Diamantë

Princi Çarls dhe bashkëshortja e tij Camilla kryesuan sot ceremonitë e ditës në kuadër të jubileut për 60 vjetorin e ardhjes në fron të Mbretëreshës Elizabetë.

Çifti Çarls dhe Camilla u bashkuan me londinezët që ishin mbledhur për një drekë jubilare në kryeqytet.

Ndërkaq, mbretëresha vetë kreysoi familjen mbretërore, të hipur në anijen "Shpirti i Çartuellit" e cila filloi lundrimin nëpër lumin Tamiz.

Anija bën pjesë në një flotilje me 1000 varka të organizuar për përvjetorin e madh Jubileun e Diamantit të Mbretëreshës Elizabetë.

Festimet që filluan dje, vazhdojnë për katër ditë dhe janë një mënyrë për të mbajtur gjallë interesin e publikut britanik për familjen mbretërore. Miliona vetë pritet t`i ndjekin këto aktivitete që mbyllen të martën.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›