Bing, ngadalë po pushton tregun
Sipas të dhënave të kompanisë “StatCounter”, makina e kërkimit Bing e Microsoftit gjatë muajit qershor ka arritur të rrisë pjesëmarrjen e vet në treg nga 7.81 për qind në 8.23 për qind. Në ditët e para të paraqitjes rritja ka qenë dukshëm më e madhe, mirëpo pasi situata është stabilizuar të dhënat e kompanisë StatCounter tregojnë se Bing gjatë qershorit ka bërë për vete 8.23 për qind të tregut amerikan të makinave të kërkimit, për dallim me 7.81 për qind në maj dhe 7.21 për qind në prill. Konkurrenti kryesor Google në të njëjtën kohë ka zvogëluar pjesëmarrjen e vet, nga 78.72 për qind në maj, në 78.48 për qind në qershor, ndërsa Yahoo ka arritur në mënyrë shumë minimale pjesëmarrjen, nga 10.99 në 11.04 për qind. Edhe pse Bing ka bërë për vete një pjesë relativisht të vogël në treg, me rëndësi është se çdo gjë po ecën sipas parashikimeve.
4 Korrik 2009