Dodge Viper vjen në Europë si Alfa Romeo
“Fiat-i”, i cili kohë më parë është bërë pronar i prodhuesit të falimentuar amerikan “Chrysler”, duket se jo vetëm po planifikon të shfrytëzojë distributorët amerikanë për plasimin e prodhimeve të veta në SHBA, por gjithashtu të shfrytëzojë atë të vetit për plasimin e prodhimeve amerikane në kontinentin tonë. Portali automobilistik “Autocar” transmeton intervistën me Serxhio Marçionen, drejtorin ekzekutiv të Fiatit, i cili thotë se Alfa Romeo i njohur si “automjeti me muskuj” europian, siç është Dodge “automjeti me muskuj” amerikan. Për këtë arsye në Fiat planifikojnë simbiozën e këtyre dy brendeve, e jo imponimin e njëri-tjetrit. Kështu modelet e Alfa Romeos në Amerikë do të shiten me shenjën e Dodge, derisa në Europë modelet e Dodge do të shiten me shenjën e Alfa Romeos.
4 Korrik 2009