E Shtunë, 31 Tetor 2026

iPhone OS 3.1, së shpejti në shitje



Kompania Apple pak kohë pas paraqitjes të përditësimit të madh të sistemit operativ iPhone OS është duke përgatitur një version të ri me mundësi shtesë. Zhvilluesit e regjistruar të Apple tanimë kanë qasje në versionet eksperimentale të iPhone OS 3.1. Softueri i ri sjell mundësi të gjera të editimit të video materialeve në modelin 3G S si dhe opsione shtesë gjatë përdorimit të copy e paste. Vetë sistemi operativ supozohet të lexojë dhe punojë më shpejt, mirëpo nuk dihet nëse këto ndryshime kanë të bëjnë vetëm me modelin më të shpejt 3G S. Përdoruesit e të riut iPhone 3G S janë duke u përballur me telashe të shumta me të, tek i cili në disa raste shkaktohet nxehje e tepruar gjatë punës. Madje, tek versioni i bardhë ka sjellë deri tek ndryshimi i ngjyrës. Data zyrtare e lëshimit për distribucion i iPhone OS 3.1 ende nuk është bërë i ditur.

4 Korrik 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›