Biografi i Carit te Kuq ne Tirane

Lexuesi shqiptar i Simon Montefiores eshte lexues i ri. Vepra e tij me gjithe studimet dhe argumentet me shume interes per nje vend qe po jeton periudhen postkomuniste ne historine e vet eshte nje veper e re e botuar ne kete vit nga Shtepia Botuese 55. Kjo e fundit e ka ftuar ne Tirane te prezantoje librat e tij.
Montefiore eshte pranuar si nje nga biografet dinjitoze te Josif Stalinit. Ka dy botime per ate qe ishte ne rini Stalini dhe ai qe u be trashegimtari i diktatures se proletariatit ne ish Sovjete. Ndersa libri i fundit Jeruzalemi nje jeteshkrim i botuar edhe ky shqip dy muaj pas botimit ne Britanine e Madhe ka terhequr vemendjen e medias boterore per trajtimin qe i ben historise dhe jetes se nje qyteti qe ka qene vater lufte.
Drejtoresha e Botimeve 55 Alda Bardhyli e quan ngjarje per kulturen tone ardhjen e autorit ne Tirane nje mundesi per te komunikuar nga afer me nje mendimtar modern te historise.
Jam i shume i lumtur qe vij ne token e Skenderbeut Zogut dhe Hoxhes thote Montefiore ne mesazhin falenderues per ftesen nga Tirana.
Autori anglez mberrin sot. Te henen ora 18.00 prezanton ne Sheraton Stalini i Ri Fitues i mimit Costa Biography Award 2007 Stalini Ne oborrin e Carit te kuq Sashenka Katerina e Madhe dhe Potemkini dhe Jeruzalemi nje jeteshkrim.
Kater te paret lidhen me Rusine dhe dramen e komunizmit rus.
Ne dy biografite per Stalinin jepet nje pershkrim i jetes se diktatorit sovjetik nga femijeria e deri ne marrjen e pushtetit dhe nje analize e personave me me influence te oborrit te tij. Per here te pare shohim sekrete te pathena perpara per Kremlinin.
Ndersa Sashenka eshte roman per nje familje te zakonshme qe u perball me triumfet dhe tragjedite e historise ruse te shekullit te njezet. Me mahniste kuraja dhe qendresa e atyre mijera grave qe kishin humbur burrat dhe femijet dhe pyesja veten si kishin mbijetuar Dhe si do ishte sjelle secili prej nesh ne ato kohera aq te llahtarshme Mbi te gjitha ky liber eshte mbi dashurine dhe familjen - por po ashtu doja ti zgjoja interes lexuesit per keto kohera te te cuditshme e tragjike te historise ruse i cili ndoshta nuk lexon libra historie thote Montefiore per kete roman.
Potemkini dhe Katerina e Madhe eshte rrefim mbi dashurine e dy personazheve te njohur. Ky liber eshte nje tregim mbi historine me te madhe te dashurise ne koherat moderne... Kontradiktat ne karakterin e Potemkinit dalin ne menyre te mrekullueshme ne kete biografi madheshtore shkruan Petronella yatt ne Independent.
Axhenda me 28 Mars e vizites se Montefiores ka nje moment tjeter me rendesi. Ne oren 11.00 ne Rektoratin e Universitetit te Tiranes i jepet titulli Doctor Honoris Causa.
Drejtoresha Bardhyli thote se Shtepia Botuese ajo personalisht ka nje komunikim te gjate me historianin-shkrimtar komunikim i cili nisi dy vjet me pare kur u morem te drejtat e autorit per Stalini Ne oborrin e Carit te kuq. Montefiore eshte shprehur entuziast per botimet e tij ne gjuhen shqipe. Ai ka qene nje kontribuues gjate procesit tone te punes per realizimin sa me profesional te tyre.
Ne komunikimin e fundit qe kam patur me te ai thote se po pret me shume deshire te dielen kur do te udhetoje drejt Shqiperise dhe takimet qe do te beje me lexuesin shqiptar thote Bardhyli per Shekullin. Ky eshte promovimi i pare jashte Britanise se Madhe per Jerusalemi nje jeteshkrim i cili ne prill pritet te dale ne SHBA e me pas ne gjuhe te tjera.
Kush eshte
Simon Sebag Montefiore u lind me 1965. Ka studiuar histori ne kolegjin Gronville Caius te Universitetit te Kembrixhit. Libri i tij Katerina e Madhe Potemkini eshte perzgjedhur per cmimet Samuel Johnson Duff Cooper dhe Marsh Biography. Stalini oborri i carit te kuq u nderua me History Book of the Year ne British Books Aeards ne vitin 2004. Stalini i ri fitoi cmimin Bruno Kreisky per letersine politike minin Costa Biography Award dhe ishte finalist per Los Angeles Times Book Prize. Librat e Montefiores jane perkthyer ne shume gjuhe. Autori mban titullin Felloe of the Royal Society of Literature. Jeton ne Londer me gruan romancieren Santa Montefiore dhe dy femijet e tyre.
Montefiore pergjigjet
Kush ishte ne te vertete Stalini A ka lindur nga nje lidhje e jashteligjshme A ishte Stalini nje agjent i Carit apo kapo i gangstereve te Leninit A bie faji mbi te per vdekjen e gruas se tij Kur filluan vrasjet
I lindur ne varferi i keqtrajtuar ne femijeri i jashtezakonshem ne studime ky djalosh karizmatik por i rrezikshem u levdua si poet u trajnua per prift mirepo ai zbuloi se misioni i tij ishte te behej nje revolucionar i thekur. Ai ishte truri i organizates qe kreu vjedhjen e disa bankave zhvatje zjarrvenie dhe vrasje. Per cudi eshte zbuluar gjithashtu se ai ka qene nje femnist qe ka pasur marredhenie me shume femra dhe ka lene pas nje qerre me femije te jashteligjshem. Ne kete liber tregohet se si Stalini i zakonshem u be ai Stalin qe njohim.