E Shtunë, 31 Tetor 2026

Biografi per zonjen e pare te Frances

Ditët e fundit qarkullon një histori që po apasionon gazetat franceze. Historia tregohet nga Kristof Xhakibizin në një libër që do e vërë sigurisht në siklet Valeri Trierueiler, zonjën e parë të Francës. Duket se në fillim të lidhjes së tyre, presidenti aktual francez, Fransua Hollond, ka ndërhyrë në lidhjen që Valeri kishte me një ministër të qeverisë së Nikola Sarkozi. Biografia e re për zonjën e parë këmbëngul se ky trekëndësh ka zgjatur për disa kohë. Ndër të tjera në libër thuhet se 47 vjecarja, kishte një histori dashurie me Patrik Devedzhan, sot 68 vjecar, një ish ministër për rimëkëmbjen ekonomike në fillim të vitit 2000. Hollond ka ndërhyrë në këtë lidhje kur rivali i tij, në këtë rast jo vetëm në politikë, nuk u tregua i gatshëm të impenjohej seriozisht me gazetaren. Por kjo histori sipas autorit të librit dhe njëkohësisht mik i zonjës së parë të Francës ka vazhduar mjaftueshëm për të përshkruar si një trekëndësh historinë e të treve. Sipas tij ish ministri ishte aq i pavendosur për lidhjen sa Valeri pranoi që të dilte dhe me Fransua Hollond.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›