Papunesia godet me shume rinine europiane

Vijon të përkeqësohet situata e papunësisë në Greqi. Në muajin korrik papunësia ka arritur poshtë kufirit psikologjik të 25% që do të thotë një në katër grek aktiv është i papunë, duke shënuar kështu një tjetër rekord të papunësisë. Sipas agjencisë kombëtare të statistikave norma e papunësisë ka arritur në 25,1%, nga 24,8% në muain paraardhës, dhe 17,8% krahasuar me një vit më parë. Sipas këtyre të dhënave fenomeni ka prekur pjesën më të madhe të popullsisë, të rinjtë mes 15-25 vjec ku nuk punojnë 54% e tyre. Ndërsa në total në të gjithë vendet e monedhës euro janë humbur 4 milionë vende pune gjatë viteve 2008-2011, punësimi është ulur më tej në pjesën e parë të 2012 dhe papunësia ka vijuar të rritet. Në muajin korrik norma e papunësisë ka arritur në 11,3% apo 4 pikë më shumë se tremujori i Parë i 2008-ës. Është kjo analiza e BQE e cila evidenton se kriza ekonomike dhe financiare ka goditur rëndë tregun europian të punës. Në këtë analizë parashikohet se edhe pritjet për muajt në vijim janë pesimiste. Për të rritur konkurrueshmërinë e vendeve më të prekura të eurozonës nevojiten refroma vendimtare në tregun e punës, të mallrave dhe shërbimeve. Për BQE, refromat strukturore janë shumë të rëndësishme për rimëkëmbjen e llogarive publike dhe të masave që synojnë përmirësimin e funksionimit të sektorit financiar.