I tërë planeti pro Obamës

Sipas një hulumtimi të opinionit publik, të cilin e ka realizuar agjencia WIN-Gallup International, po do të mbaheshin sot zgjedhjet, 81 përqind e banorëve të planetit do të mbështesnin presidentin amerikan, Barack Obama, dhe vetëm 19 përqind kundërshtarin e tij në garën për president të SHBA, Mitt Romney.
Sipas rezultateve të hulumtimit, që është bërë brenda periudhës 20 gusht-26 shtator, me në një mostër prej 26,000 personash, nga 32 shtete të botës, Obama sigurisht do ta mposhtte Romney’n.
Mbështetja më e madhe për Obamën u shënua në Islandë (98 përqind), në Holandë, Portugali e Gjermani (97 përqind), Irlandë e Danimarkë (96 përqind), Zvicër e Finlandë (95 përqind), Itali e Turqi (94 përqind), Brazil (93 përqind), Rumani, Arabi Saudite (91 përqind) dhe në Australi (90 përqind).
Nga ana tjetër, shtetasit e Pakistanit, Gjeorgjisë, Maqedonisë dhe Kinës janë ndër të paktit që do ta mbështesnin Romney’n.