E Shtunë, 31 Tetor 2026

Biografia, zbulohen sekretet e jetës së Steve Jobs

Steve Jobs, në vitet e para të suksesit

Pegi boton autobiografinë e gjeniut të elektronikës.

Që nga birësimi, shkollimi, shpikja e parë, problemet me drogën dhe braktisja e vajzës.

Oh, të kesh një muzë të zjarrit, që të të ngrejë në qiellin më të ndritur të shpikjes. Kjo frazë nga Henriku V i Shekspirit do ta frymëzonte gjithë jetën gjeniun e elektronikës, Steve Jobs. Një jetë e komplikuar, mes dhuntive dhe kërkimit të vetes, marrëzive të rinisë dhe suksesit të jashtëzakonshëm. Për të njohur jetën e një prej emrave më të mëdhenj të teknologjisë, shtëpia botuese Pegi sapo ka hedhur në qarkullim biografinë e Jobsit, të autorit Walter Isaacson, nën shqipërimin e Taulant Hatisë. Një libër voluminoz, por që mund të përpihet me një frymë. Nis që nga fëmijëria e Steve Jobs, deri në vdekjen e tij. Një njeri i çuditshëm, aspak i thjeshtë, problematik në rininë e tij. Një fëmijë i birësuar, një nxënës gjeni, një braktisës universiteti, një baba që braktisi një foshnjë… Jobs nuk ka qenë aspak një engjëll në jetën e tij. E ndoshta prej kësaj lindi edhe Apple dhe gjithë produktet që erdhën paskëtaj (iPod, iPhone, iPad, iMac, MacBook), që ecnin gjithnjë një hap përpara kohës. I parashikuar për botim në mars 2012, botimi u vendos të afrohej në nëntor 2011, për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore të Jobsit. Por humbja e tij më 5 tetor 2011 bëri që libri të botohej edhe më herët, më 24 tetor 2011 në ShBA. Nuk u përpoq të vendoste kufij në asgjë. Kam bërë plot gjëra për të cilat nuk ndihem krenar, si për shembull, kur lashë shtatzënë të dashurën në moshën 23-vjeçare dhe se si e trajtova këtë fakt, më tha. Po nuk kam në dollap ndonjë skelet që nuk dua ta nxjerr. Nuk kërkoi kurrë të kontrollonte ato që shkruaja, as më kërkoi ti lexonte paraprakisht. Ndërhyri vetëm kur botuesi duhet të zgjidhte kopertinën, shkruan biografi. Më poshtë kemi përzgjedhur disa të fshehta të jetës së Steve Jobs.     al.mi

Birësimi/ Biri i një gjermaneje dhe një siriani
Në verën e 1954-s, Xhoana (e ëma natyrale me origjinë gjermane) shkoi me Abdulfatahun në Siri. Kaluan dy muaj në Homs, ku ajo mësoi të gatuante gjellë tradicionale siriane. Kur u kthyen në Uiskonsin, zbuloi që ishte shtatzënë. Që të dy ishin 23-vjeçarë dhe vendosën të mos martoheshin. Edhe pse i ati ishte duke vdekur, e kërcënonte se do ta mohonte si vajzën e tij nëse martohej me Abdulfatahun. As aborti nuk ishte i lehtë në atë bashkësi të vogël katolikësh. Kështu, në fillim të vitit 1955, Xhoana udhëtoi për në San Francisko, ku u vu nën kujdesin e një mjeku të sjellshëm që strehonte nëna të pamartuara. Ai i ndihmonte jo vetëm gjatë lindjes, por edhe për birësimin e foshnjave të tyre. Xhoana kishte vetëm një kërkesë: fëmija e saj të birësohej nga prindër të diplomuar. Mjeku e rregulloi që fëmijën ta merrte një avokat dhe gruaja e tij. Kur lindi djali, më 24 shkurt 1955, çifti tha se kishte vendosur të merrnin një vajzë dhe u tërhoq. Kështu që djali i sapolindur nuk u bë biri i avokatit, por i një njeriu që edhe shkollën e mesme e kishte lënë përgjysmë nga pasioni për mekanikën dhe i një gruaje të urtë që punonte si llogaritare. Poli dhe Klara e quajtën birin e tyre Steven Paul Jobs.
E ëma natyrale, garanci shkollimi për birësim
Kur Xhoana mori vesh se foshnja e saj u ishte dhënë prindërve që nuk kishin mbaruar as të mesmen, nuk pranoi të nënshkruante dokumentin e birësimit. Vazhdoi të kundërshtonte edhe pas shumë javësh, kur djali kishte shkuar në shtëpinë Jobs. Pastaj Xhoana u zbut se çifti premtoi me shkrim, në të vërtetë nënshkruan një zotim, se do të hapnin një llogari kursimi që djali të vazhdonte studimet në universitet.

Fëmijë problematik në shkollë
Kur ishte në klasë të tretë, rrengjet filluan të bëheshin më të rrezikshme. Një herë vendosëm një lëndë shpërthyese poshtë karriges së mësueses, zonjës Thërman. Ajo nisi të dridhej nga nervat. Nuk ishte çudi që e dëbuan dy apo tri herë nga shkolla vetëm gjatë klasës së tretë. Atëherë i ati kishte filluar ta trajtonte si të veçantë dhe, me atë sjelljen e vet, të qetë, por të vendosur, ia bëri të qartë se edhe shkolla duhet ta trajtonte po ashtu. Shikoni, nuk ka faj ai, u tha Pol Jobsi mësuesve, kur e thirrën një herë për shkak të të birit. Nëse nuk dini ti ngjallni kureshtjen, e keni vetë fajin. Prindërit nuk e ndëshkuar kurrë për çapkënllëqet në shkollë. Gjyshi kishte qenë i alkoolizuar dhe e kishte rrahur me rrip të birin, kurse mua nuk më kanë dhënë qoftë edhe një pëllëmbë të vetme.

Problemi me drogën në rini
Në mes të vitit të parë dhe të dytë të liceut të Homsted, Jobsi filloi të pinte marijuanë. Atë vetë e provova për herë të parë. Isha 15 vjeç dhe nisa të tymosja rregullisht. Një herë, i ati i gjeti një sasi droge në Fiat. Çështë kjo, e pyeti. Jobsi ia ktheu gjakftohtë: Marijuanë. Ishte një nga herët e pakta në jetë që u përball me inatin e babait. Ishte zënka e vetme e vërtetë që kam pasur me babanë, tregonte. I ati i kërkoi ti premtonte se nuk do të merrte më drogë. Donte që të mos përdorja më kurrë drogë, po nuk i premtova. Madje, vitin e fundit të së mesmes filloi të merrte edhe LSD-në dhe hashashin, si dhe nisi të provonte efektin e shajnive që shkaktonte mungesa e gjumit. Nisa të përdorja ca më shpesh. Me raste pinim edhe drogë të rëndë, më tepër nëpër fusha, ose brenda në makinë.

Dy vite shkollore në një
Nga fundi i klasës së katërt, zonja Hill i bëri një provim Jobs-it. Mori aq pikë sa nxënësit e dy viteve më lart, kujtonte ajo. Tashmë u bë e qartë jo vetën për djalin e për prindërit, por edhe për mësuesit, se ishte i veçantë nga ana intelektuale, prandaj shkolla bëri një propozim të pazakontë që të kapërcente menjëherë dy klasa e të futej menjëherë në të shtatën; Kjo do të ishte dhe mënyra e vetme për ta nxitur. Prindërit, si më të kujdesshëm, vendosën që të kapërcente vetëm një klasë.

Shpikja e parë, për të folur falas në telefon
Aventura që e ndihmoi në krijimin e Apple, nisi një pasdite të diele, kur Wozniaku (Stev 2) lexoi një artikull në revistën Esquire… Ishte shtator i vitit 1971. Artikulli i Ron Rozenbaumit Të fshehtat e kutisë së vogël blu përshkruante se si hakerat dhe frikersat e telefonave kishin zbuluar një mënyrë për të kryer telefona pa pagesë, nëpërmjet kopjimit të toneve që shpërndanin sinjalet në rrjetin e kompanisë AT&T… Wozniaku shkoi në dyqanin Synnyvale Electronics dhe bleu të gjitha pjesët e duhura për ndërtimin e një gjeneruesi analog tonesh. Jobsi kishte ndërtuar një herë një numërator tonesh kur ishte anëtar i Klubit të Eksploruesve HP, të cilin e përdornin për të kalibruar tonet e dëshiruara… Në fillim e përdorën Kutinë blu për qejf për të punuar rrengje. Më i guximshmi ishte rasti kur i telefonuan Vatikanit dhe Wozniaku u hoq si Henry Kissinger që donte të fliste me Papën…

Dashuria e parë
Në pranverën e 72-shit, aty nga viti i fundit i shkollës në Homsted, Jobs-i nisi të shoqërohej me një vajzë që quhej Krisan Brenën, e cila ishte moshatare me të, por në vit të parë. Ishte tepër tërheqëse, me flokët bojëkafe të çelur, sytë e gjelbër, mollëza paksa të dala e pamje të brishtë. Po përjetonte dhe vështirësitë e prishjes së martesës së

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›