E Diel, 1 Nëntor 2026

Biologët i shpëtojnë jetën “kokëkavanozit”

Biologët në Florida të SHBA-së shpëtuan jetën e një ariu të cilit i kishte ngecur koka në një shishë plastike për më shumë se 10 ditë.

Gjithçka ka nisur kur dy arinjtë e vegjël, bashkë me mamanë tyre po rrëmonin në koshat e mbeturinave në Weirdale, një qytezë e vogël pranë pyllit kombëtar të Oscala. Vogëlushit 6 muajsh, në tentativë për të rrëmuar në fundin e një kavanozi në kosh, i është bllokuar koka brenda. Pikërisht nga kjo ndodhi ai u “pagëzua” pas lirimit prej biologëve me emrin “kokëkavanozi”, transmeton TCH.

Misioni i biologëve për shpëtimin e jetës së tij nuk ka qenë pa probleme. Fillimisht atyre iu desh të përballeshin me mamanë e tij, e cila nuk lejonte afrimin e tyre. Pas goditjes së saj me një qetësues të fuqishëm, ekspertët amerikanë arritën të afroheshin pranë ariut, duke i thyer bidonin nga plastika që i kishte mbetur në kokë.

Biologët shprehen se për rreth 10 ditë ariu i vogël nuk ka mundur ushqehet. Menjëherë pas operacionit të shpëtimit, “kokëkavanozi” dhe familja e tij u zhvendosën në një pjesë më pak të banuar të pyllit.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›