Sot temperatura deri 40 gradë

Duke nisur që prej ditës së dielës e deri të martën, i nxehti afrikan do të pushtojë vendin tonë.
Temperaturat do të kenë një rritje të madhe duke shkuar deri në 40 gradë. I nxehti përvëlues do ndihet që në mëngjes ndërkohë që në orët e pikut situata do të jetë më dramatike.
Situata pritet të përmirësohet pas së martës, ku temperaturat do të kenë një zbritje nga 5 deri 6 gradë, duke iu rikthyer normalitetit.
"Pjesa më e madhe e territorit, sidomos zonat e ulëta dhe bregdeti do të shënojnë temperatura 40 gradë celsius. Zonat malore, verilindja dhe juglindja e vendit, të cilat janë disi të freskëta pritet të shënojnë temperaturën 35-36 gradë celsius. Duke filluar nga dita e martë pritet të kemi një rënie të ndjeshme me 5-6 gradë të temperaturave në vlerat e mëngjesit për t'iu rikthyer sërish vlerave normale", tregon meteorologia Lajda Porja.
Duke parë këto vlera temperaturash, mjekët këshillojnë njerëzit që të shmangin daljet jashtë në orët e pikut duke filluar nga ora 10:00 e paradites e deri në orën 16:00.