Kërkohet ndihma e bizneseve për të nxjerrë Vëllaznimin nga kriza

Gjakovë, 15 gusht - Komuna e Gjakovës është duke kërkuar nga afaristët gjakovarë që të ndihmojnë KF Vëllaznimi, me qëllim që skuadra "kuqezi" e futbollit të dal nga kriza financiare. Përfaqësues të Drejtorisë për Zhvillim Ekonomik si dhe ata të Kulturës dhe Sportit kanë zhvilluar një takim për këtë qëllim. Ata u kanë thënë afaristëve se kanë nevojë për mbështetjen e tyre. Nga afaristët komuna ka marrë premtime se do të ndihmojnë klubin.
"Takimi u mbajt me qëllim që të prezantohet kërkesa që të ndihmohet ekipi i futbollit i Vëllaznimit që gjendet në krizë të thellë financiare", ka pohuar Shpëtim Rezniqi, drejtor për Zhvillim Ekonomik në KK të Gjakovës. "Ne kërkuam nga bizneset që të ndihmojmë në këtë drejtim dhe kemi marrë një premtim se do të na mbështesin".
Mbështetësi kryesor i KF Vëllaznimi në stinorin e kaluar ishte Komuna e Gjakovës, mirëpo zyrtarë të Komunës kanë paralajmëruar se klubi më i madh sportiv në Gjakovë nuk do të ketë mbështetje siç ka pasur në kampionatin e kaluar.
"Pikërisht kjo ishte arsyeja pse ne kërkuam nga bizneset të ndihmojnë. Sivjet do të ketë shkurtim të subvencioneve, e me këtë do të goditet edhe sporti, përfshirë edhe KF Vëllaznimi", ka shtuar Rezniqi. Sipas tij, Vëllaznimit i duhen 106 mijë euro për të përfunduar kampionatin.
Skuadra gjakovare në shumicën e kampionateve të pasluftës është përballur me probleme financiare.