E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA përsërit kërkesën për dorëheqjen e Assadit

Shtetet e Bashkuara i kanë bërë thirrje përsëri presidentit sirian, Bashar al-Assad, që të japë dorëheqje, pas vrasjes së një aktivisti të opozitës siriane.

Shtëpia e Bardhë tha në një deklaratë se presidenti Assad duhet të japë dorëheqje, përpara se ai ta qojë vendin e tij më tej "në këtë rrugë shumë e rrezikshme.”

Shtëpia e Bardhë dënoi vrasjen e ish-të burgosurit politik, Tamo Mashal, si dhe sulmin mbi një figurë tjetër kryesore të opozitës.

Deklarata thekson se kjo rritje e dhunës vjen tri ditë pasi Rusia dhe Kina vënë veton ndaj një rezolute të OKB-së, e cila kërcënonte me sanksione Sirinë, nëse ajo nuk ndalej së sulmuari civilët.

Në komunikatë thuhet gjithashtu se sulmet demonstrojnë përpjekjet më të fundit të regjimit sirian për të shtypur opozitën paqësore në Siri, kur mijëra protestues kërkojnë largimin nga pushteti të Assadit.

Më parë, Presidenti i Rusisë Dmitri Medvedev, tha se Assad duhet të zbatojë reforma, ose të jap dorëheqje.

Por ai shtoi se Rusia kundërshton përpjekjet e huaja për ta larguar zotin Assad nga pushteti.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›