Biondet sjanë më në modë?!
Supermodelja Kate Moss ndryshon pamjen, përkatësisht ngjyrën e flokëve dhe nga bjonde bëhet brune. 39-vjecarja është shfaqur ndryshe në setin fotografik vjeshtë-dimër, të firmës së njohur in Versace.
Ndoshta modeles i janë mërzitur flokët bionde, të cilët ka shumë vite që i mbante dhe vendosi të bëjë një ndryshim, e që duke parë fotot duket se ka bërë zgjedhjen e duhur.











