E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosovë,sot shqyrtohet projektligji për amnistinë në Kuvend

Sot në Kuvendin e Kosovës do të shqyrtohet për herë të parë projektligji për amnistinë. Ndërkohë, këtë projektligj e kanë kundërshtuar të burgosurit në Burgun e Dubravës, të cilët po vazhdojnë grevën me arsyetimin se ky projektligj po diskriminon ata.

Gjithashtu, edhe familjarët e të burgosurve kanë protestuar kundër këtij projektligji përpara Burgut të Dubravës, Kuvendit të Kosovës, si dhe Ministrisë së Drejtësisë.

Në përkrahje të grevistëve dhe familjarëve të tyre ka dalë edhe Fisnik Ismajli nga Vetëvendosja, i cili në shenjë proteste ka qëndruar mbrëmë para Kuvendit të Kosovës.

Kjo protestë do të zgjasë deri sot në ora 9.00, ku Vetëvendosje do të ketë edhe një aktivitet për të kundërshtuar projektligjin për amnisti.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›