E Diel, 1 Nëntor 2026

Philip Reeker viziton sot Kosovën, takime me krerët e shtetit

Zëvendës-ndihmës Sekretari i Shtetit Philip Reeker do të vizitoj sot Kosovën, ku pritet që të takohet me përfaqësues të lartë të shtetit.

Gjatë vizitës në Kosovë, zëvendës-ndihmës sekretari Reeker pritet të takohet me përfaqësuesit e institucioneve kosovare, si me kryeministrin Hashim Thaçi, presidenten Atifete Jahjaga, ministrin e Jashtëm Enver Hoxhaj si dhe krerët e partive opozitare të LDK-së dhe AAK-së.

Axhenda e takimeve të diplomatit të lartë amerikan do të fillojë nesër dhe do të zgjasë deri më 6 korrik.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›