Birkini në flakë një gjest simbolik

Çanta "Hermes" duke u djegur
Ajo është çanta që miliona femra në të gjithë botën e shohin në ëndërr. Modeli Birkin i firmës Hermes me lëkurë të kuqe krokodili kushton deri në 100 mijë euro, por për vajzën e aktorit Klint Istvud një simbol luksi që duhet përdhosur.
Gjatë pjesës së ardhshme të realiti shout Mrs Eastwood & Company, Françeska Istvud do të shfaqet duke prerë e në mes e më pas duke i vënë flakën xhevahirit të firmës Hermes.
Vlera e çantës më të dëshiruar në botë, sigurisht nëse bëhet fjalë për variantin origjinal, arrin deri në 100 mijë euro. Françeska e ka cilësuar si simbolik gjestin e djegies së saj (qëllimi është ti ulen vlerat një prej simboleve kryesore të luksit dhe konsumizimit). Por për një veprim të tillë ka pasur reagime negative të panumërta në rrjetet sociale.

Kepucet "Loubotin" pasi jane djegur ne preformancen e Franceska Istvud
Madje, asaj i kanë shkuar edhe kërcënime me vdekje nëpërmjet Facebook-ut dhe Tëitter-it. Shkatërrimi i një objekti luksi nuk është përvoja e parë për vajzën e aktorit hollivudian. Më parë ajo ka prerë me motosharrë dhe djegur një palë këpucë të markës Christian Louboutin. / G.N.