E Diel, 1 Nëntor 2026

Durrës, vritet në shkallët e shtëpisë 44-vjeçari kosovar

Policia ne vendngjarje / Foto arkiv

Një shtetas kosovar është gjetur i pajetë mëngjesin e sotëm në Durrës.

Burimet bëjnë të ditur për Shekullin se Skënder Spahia, 44 vjeç, është gjetur i vrarë me armë zjarri në shkallët e banesës së tij, në afërsi të Shkëmbit të Kavajës.

Dyshohet se ngjarja ka ndodhur rreth mesnatës së kaluar, kur dy persona kanë qëlluar mbi 44-vjeçarin Saphia, në momentin kur ai po ngjiste shkallët e shtëpisë, të cilën e kishte marrë me qira.

Nuk dihen ende shkaqet e ngjarjes, por policia vijon hetimet në disa pista.    / Mark Brunga

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›