E Shtunë, 31 Tetor 2026

Birmani Suu Kyi drejt lirimit

Lajme te pakonfirmuara qe vijne nga Birmania thone se autoritetet ushtarake kane firmosur nje urdher qe autorizon lirimin e lideres pro-demokratike Aung San Suu Kyi.

Fituesja e cmimit Nobel eshte burgosur per 15 vjet ne 21 vitet e fundit dhe afati i arrestit te shtepise te vendosur ndaj saj skadon diten e shtune.

Jashte baneses se saj eshte rritur ndjeshem levizja e policise nderkohe qe per lirimin nuk ka ardhur ende ndonje konfirmim zyrtar.

Gjithesesi zonja Suu Kyi pritet te mos pranoje nje lirim te kushtezuar me largimin e saj nga aktivitetet politike.

Ajo duhej te lirohej qe vitin e kaluar por pas zbulimit te nje amerikani qe kaloi me not liqenin Inia me qellim shpetimin e saj vendimi te shtyhej per 18 muaj.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›