Birmani lirohet Aung San Suu Kiy

Lirohet nga arresti shtepiak udheheqesja pro-demokracise se Birmanise Aung San Suu Kyi.
Policia heq barrikadat jashte shtepise se saj duke i dhene fund keshtu mases per gruan qe ka marre cmimin Nobel per Paqen ne vitin 1991.
Qindra perkrahes te udheheqeses u mblodhen jashte shtepise se saj dhe selise se partise se saj Liga Kombetare per Demokraci ne pritje te lirimit. Shume prej tyre mbanin bluza ku ishin shkruar sllogane Ne jemi me ty Aung Su apo Liri nga Frika.
65-vjecarja duhet te ishte liruar vitin e kaluar por mberritja e nje amerikani qe deklaroi e kishte ardhur ne Birmani per ta shpetuar i shtoi edhe 18 muaj denimit te saj. Ka shume spekullime se gjeneralet qe drejtojne vendin do te sanksionojne lirimin e saj pas zgjedhjeve te para qe u zhvilluan ne vend pas 20 vjetesh.